SHKODRAN MUSTAFI

Shpërthen Mustafi, dy gola ndaj Villarrealit
2 November, 2014 @18:55
Pas golit debutues të shënuar javën e kaluar në ndeshjen kundër Elches, mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane, Shkodran Mustafi, tashmë e ka gjetur rrugën e golit dhe këtë e ka dëshmuar edhe në ndeshjen e sontme kundër Villarrealit.
Mustafi madje shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy herë.
Ai së pari shënoi në minutën 64’, ndërsa vetëm nëntë minuta më vonë shënoi edhe golin e tij të dytë për t’ia siguruar një fitore të qetë skuadrës së tij.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Goli i parë i Mustafit:
Goli i dytë i Mustafit: