DERBI I DITËS

Mbeten pa fitore
2 November, 2014 @15:09
Derbi i ditës së sotme nuk solli fitues, përkundër se në fund Llamkos Kosova e dëshiroi më shumë dhe tentoi, por më kot.
Kampionja e Kosovës sidoqoftë, në fund ka marrë një pikë me trajnerin e ri Bekim Shotani, i cili erdhi në krye të ekipit pas lënies së detyrës nga Ismet Munishi.
Vushtrriasit arritën epërsinë përmes Ahmetit në minutën e 27-të, mirëpo mysafirët barazuan shpejtë përmes golashënuesit të njohur, Fillim Guraziu, për të vënë gjithçka në vend.
Në fund, përkundër tentimeve, Llamkosi mbeti pa fitore edhe pas tre xhirove, derisa Hajvalia tashmë 6 xhiro nuk ka shijuar fitoren.