CAMP NOU

Prej liderit, në vend të tretë
1 November, 2014 @21:54
Barcelona ka pësuar humbjen e dytë me radhë në La Liga. Si duket, ekipi i Luis Enriques ende nuk është këndellur nga disfata ndaj Real Madridit në El Clasico.
Sonte, Celta Vigo, ish ekipi i Luis Enriques i ka dalë dardhë me bisht katalonasve duke i mposhtur në çerdhe me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar ish sulmuesi i Cagliarit, Joaquin Larrivey, i cili për herë të parë shënon në La Liga si mysafir!
E gjatë tentimeve të Barcelonës për të barazuar, që nisi ndeshjen me treshen Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar, Celta pati disa kundërsulme, dy prej të cilave as vetë nuk e kanë të qartë lojtarët se si nuk shënuan për të thelluar fitoren.
Kjo ka qenë fitorja e pestë e Celta Vigos këtë stinor, që tashmë ka më pak humbje se Barcelona dhe Real Madridi në La Liga!