CAVANI & PSG

Kthehet me gol për fitore
1 November, 2014 @19:28
Paris St Germain ka vazhduar serinë pa humbje në ligën elite të Francës. Me tre pikët e fituara sot, ekipi i Laurent Blanc i është afruar në një pikë liderit, Olympique Marseille.
Një gol i bukur i Raphael Guerreiros i dha Lorientit epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë, të merituar.
Ndërsa, në pjesë të dytë në terren u shfaq një Paris krejt tjetër. Edinson Cavani shënoi golin e parë që prej rikthimit nga suspendimi, për barazim, derisa zëvendësuesi Jean-Christophe Bahebeck (21 vjeç) përmbysi vendasit për t’ia sjellë fitoren e gjashtë parisienëve në kampionat.