REAL MADRID

REUTERS
Makineria madrilene - lidere
1 November, 2014 @18:00
Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer përsëri në ndeshje të Realit, por James Rodrgiuez përkujton mjeshtërinë nga “Brazili 2014”.
Cristiano Ronaldo ka qenë përsëri i pakapshëm. Portugezi ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjera në fitoren e Real Madridit ndaj Granadas 0-4 si mysafir.
Mirëpo, goli i natës në fitore ka ardhur nga James Rodriguez, që duke shënuar golin e dytë të skuadrës ka përkujtuar mjeshtërinë e tij nga Botërori, kur shënoi me Kolumbinë, atë parabolë të fuqishme.
Ai sonte e bëri të njejtën, nga një pozitë më e vështirë, derisa në fund shënoi edhe golin e dytë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Fitorja dhe mundësia për të qenë lider i ligës si duket i ndezi motorët e madrilenëve më shpejt dhe frikshëm sot.