ST JAMES' PARK

premierleague/facebook
Newcastle në seri fitoresh
1 November, 2014 @16:17
Fitorja e tretë me radhë në Premier League dhe e katërta në të gjitha garat për Newcastle United erdhi ndaj Liverpoolit të dobët sot.
Spanjolli i ri, i ardhur pa bujë në Newcastle këtë stinor, në ditën e parë të afatit kalimtar veror derisa luhej Kupa e Botës në Brazil, Ayoze Perez, është treguar vendimtar.
Perez 21 vjeç, hyri si zënvendësues në ndeshje për të përcaktuar fatin e ndeshjes, derisa mesfushori qendror Moussa Sissoko ka qenë njeriu i ndeshjes - duke i shkaktuar telashe të panumërta ekipit të Brendan Rodgersit sot.
Me këtë fitore, ekipi i Alan Pardew, që ia nisi tejet keq stinorit, pas vetëm tre xhirove të suksesshme, ku morri pikë maksimale, ka arritur të dalë në pjesën e epërme të tabelës.