FERIZAJ

Përfundoi ashtu si ia nisi
1 November, 2014 @15:30
Betim Haxhimusa, futbollisti më i dalluar i Ferizajit, në fund të takimit ka dështuar të shënojë gol nga një akcion i mirë i vendasëve sot, për të mposhtur ekipin që nuk din për humbje qe 9 xhiro, Trepçën’89.
Kjo bëri që ndeshja të përfundojë ashtu si nisi, 0-0, derisa Ferizaji vazhdon të merr pikë, pasi që ka vetëm një disfatë në 5 takimet e fundit.
Trepça’89 të humbë, jo se jo, por tashmë mund të thuhet se lideri Ferronikeli iu largua më shumë në krye të tabelës.