MAN CITY
Silva, mungon afro 1 muaj
31 October, 2014 @14:15
Njëri ndër futbollsitët më të mirë të Manchestet Cityt, spanjolli David Silva, do të mungojë afro një muaj në fushat e gjelbëra.
Silva që u lëndua në ndeshje për League Cup ndaj Newcastle United, ku City u eliminua si mbrojtës i titullit, nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit të tij në derbin e qytetit që luhet këtë fundjavë ndaj Manchester Unitedit.
Për më shumë, mesfushori 28 vjeçar, sigurisht nuk do të luaj as në ndeshje ndaj CSKA Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve si dhe ndaj Queens Park Rangersit në xhiron që vjen të Premier League.
Ndërsa mjekët e skuadrës kampione të Anglisë, janë duke tentuar ta bëjnë të gatshëm atë për ndeshjet e fundit të muajit nëntor, ndaj Swansea Cityt në ligë, e posaçërisht ndaj Bayern Munchenit në Ligë të Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet më 25 nëntor.
David Silva ka shënuar dy gola për Cityn këtë stinor në Premier League dhe ka regjistruar dy asistime. Ai është njëri ndër futbollistët e rrallë te ekipi i Manuel Pellegrinit që ka qenë i pranishëm në çdo ndeshje pranë ekipit të Etihadit.