SHQIP NË BOTË
Salihi me dygolësh për fitore
29 October, 2014 @23:56
Sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka shënuar dy herë sonte për fitoren e parë të ekipit të tij, Hapoel Ironi ndaj Hapoel Raanana.
Kjo ka qenë fitorja e parë e ekipit të Salihit pas gjashtë xhirove në elitën izraelite të futbollit, derisa Salihi me supergola po vazhdon edhe në këtë rajon të botës.
Me këto dy gola, Salihi ka ngritur në katër numrin e golave të shënuar këtë stinor në Izrael.
Video
Golat e Hamdi Salihit sonte