ROSSONERI
Barazim për vend të tretë
29 October, 2014 @23:09
Skuadra e Milanit ra në disavantazh pas 24 minutave lojë në Sant’Elia të Cagliarit.
Ishte Vitor Ibarbo që shënoi për vendasit. Mirëpo, në dhjetë minutat e ardhshme, pas asistimit të kreatorit japonez, Keisuke Honda, Giacomo Bonaventura shënoi për të barazuar.
Ky ka qenë goli i dytë i Bonaventuras në Serie A këtë stinor, derisa pas këtij goli rrjetat nuk u prekën më.
Pika e fituar e dërgon Milanin në vend të tretë të tabelës së klasifikimit, para ndeshjes ndaj Palermos të dielën.