LEAGUE CUP
Newcastle përjashton mbrojtësin e titullit
29 October, 2014 @23:38
Newcastle United që është këndellur në dy xhirot e fundit të Premier League, ka arritur të bëj befasinë në League Cup të Anglisë.
Ekipi i Alan Pardew ka shënuar fitore si mysafir në Etihad për të eliminuar Manchester Cityn, mbrojtësin e titullit në këtë garë.
Rolando Aarons ka shënuar golin e parë për mysafirët, derisa zëvendësuesi Moussa Sissoko me gol të bukur vendosi fatin e ndeshjes.
David Silva është dashur të lëshojë fushën në minutë të nëntë të takimit për shkak të një lëndimi që e morri, derisa as Sergio Aguero në 20 minutat e fundit nuk arriti të ndryshojë asgjë te kampioni i Anglisë - për tu eliminuar befasishëm.