MR SHTYLLA
Çikalleshi te kryesorët
29 October, 2015 @13:19
Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi, ka zënë vendin e parë bashkë me Sebastian Giovincon e Italisë dhe me sulmuesin e Malit të Zi, Dejan Damjanovic në qëllimin e shtyllave përgjatë kualifikimeve për EURO 2016, ka bërë të ditur UEFA sot.
Çikalleshi ka goditur tre herë shtyllën, njejtë sikurse edhe dy kolegët e tij të sulmit nga përfaqësueset tjera.
Shqipëria dhe Italia janë kualifikuar për në Kampionat Europian “Franca 2016”, derisa Mali i Zi, jo.
Çikalleshi morri nofkën “Mr Shtylla” nga mediat shqiptare për këtë arsye, derisa përgjatë rrugëtimit të Shqipërisë për në EURO 2016 nuk ka shënuar asnjë gol për kuqezinjtë.