CITTA DEL TRICOLORE
Kampioni mposhtet përsëri
28 October, 2015 @22:49
Kampioni aktual i Italisë, Juventus, ka regjistruar disfatën e katërt të stinorit sonte, duke u ndarë kokëulur nga përballja me Sassuolon.
Nga minuta e 40 e ndeshjes Bianconerët luajtën me një lojtar më pak në fushë pasi që Giorgio Chiellini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u desht të dalë nga fusha.
Nicola Sansone Goal - Sassuolo 1 - 0 Juventus… by Football—Live
Massimiliano Allegri në pjesë të dytë ndërroi sulmuesit Mario Mandzukic dhe Paolo Dybala me Alvaro Morata e Simone Zaza, por goli, as i barazimit nuk erdhi.
Nicola Sansone shënoi golin e dytë të stinorit, vendimtar në këtë takim, derisa Sassuolo gjindet në pozitën e pestë të klasifikimit tash.