Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 0-0 SPORTING LISBOA

City çerekfinalist në qetësi

City çerekfinalist në qetësi


9 March, 2022 @23:09

Manchester City që kreu punë të madhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Lisbonë, 0-5, sonte nuk u djersit shumë, për tu përkujdesur për një kualifikim me rezultat 0-0 ndaj Sportingut.

Futbollistët e Pep Guardiolës nuk është se nuk provuan, por në pjesë të dytë Guardiola i dha rast të rinjëve si James McAtee, Luke Mbete-Tabu për të shijuar garën e madhe evropiane të futbollit.

Sportingu, i pafuqishëm dhe i pashpresë pas rezultatit të ndeshjes së parë, dukej i eliminuar që në fillim të ndeshjes dhe krejt cka pritej ishte kalimi i 90 minutave.

Manchester City bashkë me Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, janë çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga