CITY SHKËLQEN NDAJ BAYERNIT

City thellë ndaj Bayernit, hap drejt gjysmëfinales
12 April, 2023 @0:34
Manchester City ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Bayernin sonte në Etihad, në ndeshjen e parë çerekfinale, ndërsa ka treguar një performancë të lartë në fitoren prej, Manchester City 3-0 Bayern [Rodri 27, Bernardo 70, Haaland 76].
Erling Haaland përsëri shënoi, ndërsa me golin e 45-të sezonal në të gjitha garat, është bërë lojtari me më së shumti gola të shënuara i Premier Ligës në të gjitha garat, duke e kaluar edhe Mohamed Salahun edhe Ruud van Nistelrooyin.
City tregoi performancë gjithëpërfshirëse gjatë ndeshjes ndaj Bayernit, ndërsa bavarezët i pret një mal për të kaluar në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena më 19 prill. Ka qenë Rodri që i dha epërsinë ekipit të Pep Guardiolës me një gol të bukur, ndërsa rastet e Bayernit nuk u konkretizuan, sa për “faj” të mbrojtjes së Cityt sa për intervenimet e Edersonit.
Derisa City gjithmonë u tregua i rrezikshëm në 20-minutat e fundit Haaland gjen perfekt Bernando Silvën, ku ky shënon me kokë, para se Jack Grealish t’ia marrë topin Dayot Upamecanos, ndërsa pas pak ka qenë vetë Haaland që shënon pasi që John Stones ia ulë topin me kokë brenda zonës, për të shënuar për rezultatin final, në portën e Yann Sommerit, që gjithashtu në shumë raste është treguar tepër i mirë me paraqitjen e tij.