Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2020

Çka biseduan Kroos dhe Ronaldo pas përfundimit të ndeshjes?

Foto: Germany 24.

Çka biseduan Kroos dhe Ronaldo pas përfundimit të ndeshjes?


21 June, 2021 @19:40

Kamerat pas ndeshjes Gjermani-Portugali kapën Cristiano Ronaldo dhe Toni Kroos duke biseduar, pikërisht dy lojtarët që dominuan te Real Madrid për katër vite.

Kroos duke biseduar drejtpërdrejtë me vëllain e tij, Felix, ka treguar gjithë bisedën që kishte me portugezin, Ronaldo.

“Kam luajtur me të për katër vite dhe kam pasur sukses të mirë me të dhe falë tij. Ishim fqinjë gjatë gjithë kohës. Isha i lumtur që e pashë sërish. Ai u largua pas një kohë të gjatë. Ai u largua që një kohë të gjatë dhe nuk e kemi parë. Nuk kemi luajtur ndaj Juventusit”, ka thënë Toni Kroos.

“Biseduam për ndeshjen dhe ndeshjet e radhës. I uroj më të mirat dhe shpresoj të kualifikohet në raundin tjetër, pranë ne. Pos kësaj, e pyeta se si është duke kaluar në Itali, ka tre vite aty. Nuk ke gjithë kohën e botës pas ndeshjes. Ne gjithashtu shkëmbyem fanellat. Ishte mirë që e pashë prapë. Të shohim”, deklaroi ai.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani