Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA VENDIMIT

Çka thotë Neni i FFK-së, për ndërprerjen e ndeshjes për shkak të incidenteve!

Çka thotë Neni i FFK-së, për ndërprerjen e ndeshjes për shkak të incidenteve!


5 April, 2022 @0:59

Pas ngjarjes që i dha hije të keqe futbollit kosovar, derisa Komisionet e FFK-së ende janë në përpilim të vendimit final, të shohim se çka thotë Rregullorja e Garave të FFK-së për sezonin 2021/22 për këto raste. Borozani.com

Së pari të rikujtojmë rastin në pika të shkurtëra.

Të dielën pasdite, tifozë të Gjilanit u futën në fushë për të festuar golin e barazimit të skuadrës së tyre në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa disa prej tyre që u kapën nga kamerat televizive goditën keq portierin mysafir, Stivi Frashëri të Ballkanit.

Ekipet u larguan nga fusha, ndërsa referi Genc Nuza ndërpreu ndeshjen. Frashëri u stabilizua fatmirësisht në spital dhe tash është raportuar të jetë mirë, pas një goditjeje të tmerrshme që mori në kokë nga një tifoz.

Ndërsa, për këto raste, ndërprerje të ndeshjes, Rregullorja e Garave të FFK-së për sezonin 2021/22 në Nenin 59 thotë:

“Nëse ndeshja është ndërprerë për shkak të incidentit, trazirave, numrit jo të mjaftueshëm të lojtarëve, mosrespektimit të vendimit të gjyqtarit për përjashtimin e lojtarit dhe largimin e tij prej terreni, etj., e po që se vërtetohet se për ndërprerje të ndeshjës fajtor është njëri prej ekipeve pjesëmarrëse, ekskluzivisht apo në pjesën dërmuese, ndeshja do të regjistrohet me rezultat 3:0 (parforfe) në favor të ekipit kundërshtar, me kusht që deri në ndërprerjen e ndeshjës nuk ka arritur rezultat më të mirë.”

Pika tjetër e të njëjtit nen thotë:

“Nëse organi që udhëheqë me gara e vërteton se për ndërprerje të ndeshjës, nuk është fajtor asnjëri prej ekipeve pjesëmarrëse, respektivisht për ndërprerjen janë fajtor në mënyrë të barabartë të dy klubet dhe se organizatori i ndeshjës ka ndërmarrë të gjitha masat e parapara me dispozitat e FFK-së, rreth organizimit dhe sigurimit dhe rendi në ndeshje të rangut të caktuar të garave atëherë organi kompetent mund të vendos që të zhvillohet ndeshja e re ose ndeshja e ndërprerë të regjistrohet me rezultatin e arritur.”

Kurse pika e fundit e Nenit 59 të RrG-së thotë:

“Në rast të ndërprerjes së ndeshjës për shkak të trazirave apo incidentit serioz, organi i cili udhëheqë me gara mund ta suspendojë ekipin fajtor që mos t’i zhvillojë ndeshjet e garave të përhershme në stadiumin e caktuar apo në stadiumet e territorit të caktuar.”

Brenda javës, ndoshta edhe sot-nesër, KG e KD pritet të dalin me verdiktet e tyre finale lidhur me ndeshjen Gjilani-Ballkani, ndeshje kjo që ishte mjaft interesante, kur dihet rëndësia e saj - por për shkak të disa personave të dhunshëm, ajo u ndërpre.


 
Të gjitha lajmet nga