BEST OF 2019
Çmimet e futsallit shkojnë për Liburnin
20 December, 2019 @20:17
Në mbrëmjën ku FFK zgjodhi më të mirët e vitit 2019, çmime u ndanë edhe për sportin e futsallit.
E të gjitha çmimet për futsall i fitoi skuadra gjakovare Liburni, kampionia në fuqi e Kosovës në këtë sport.
Klubi më i mirë i vitit në futsall u shpall Liburni, lojtari i vitit 2019 Alfred Prenqi, pjesë e Liburnit, kurse çmimi i golashënuesit më të mirë i takoi Ramadan Alajt, po ashtu pjesë e klubit gjakovar.
Përveç suksesit në garat vendore, Liburni në vitin 2019 e përfaqësoi Kosovën edhe në garat ndërkombëtare, duke qenë pjesë e 32 ekipeve më të mira të Evropës në futsall, pas garimit në UEFA Futsal Main Round.