LLAPI

Foto: KF LLapi / Facebook
Coric largohet nga Llapi
30 May, 2022 @21:00
Pas një viti e gjysmë, nga skuadra e Llapit është larguar portieri kroat Marijan Coric.
Në njoftimin e klubit podujevas shkruhet që Coric do të largohet për shkaqe familjare, ndonëse kontrata e tij përfundonte në fund të aventurës së Llapit në Evropë. Kujtojmë që Llapi në muajt në vazhdim do të jetë pjesë e kualifikimeve drejt UEFA Conference League pas triumfit në Kupën e Kosovës.
Coric me Llapin i ka fituar gjithsej 3 trofe (2 Kupa të Kosovës dhe 1 Superkupë të Kosovës).
Mbetet të shihet se me kë do ta zëvendësojë Llapin portierin kroat, duke ditur që ndeshjet në Evropë janë shumë pranë.