Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BELEK, ANTALYA - PËRGATITORE

Coric mbron penalltinë, Llapi fiton ukrinasit

Foto: KFLlapi/fb

Coric mbron penalltinë, Llapi fiton ukrinasit


25 January, 2021 @20:15

Llapi ka shënuar fitore në përgatitoren e zhvilluar në Belek të Antalyas së Turqisë, duke e mposhtur ekipin ukrainas Obolon 0-2 sot.

Edon Sadriu (1) ka shënuar me të filluar ndeshja pas asistimit të Valmir Veliut ndërsa në pjesë të dytë Kastriot Selmani (69p.) nga penalltia ka vulosur fatin e takimit.

Momenti i gëzueshëm për ekipin e Tahir Batatinës ka qenë mbrojtja e penalltisë nga portieri i ri i skuadrës Marijan Coric, që në minutën e 31 të ndeshjes duke mbajtur portën e paprekur të skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga