ANCELOTTI
REUTERS
Cristiano e Bale, 100% të gatshëm
20 May, 2014 @15:34
Trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar sot para mediave të shumta se yjet e Los Blancosve, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë të gatshëm plotësisht për finale.
“Mund t’ju konfirmoj se Cristiano e Bale janë 100% të përgatitur për finale, prandaj do të llogarisim në cilësitë e tyre,” është cituar të ketë thënë Ancelotti.
Real Madrid është duke e ndjekur këtë stinor titullin e dhjetë të kampionit europian, La Decima, derisa në finale takohet me rivalin lokal Atletico Madrid, që javën e kaluar u shpall kampione e Spanjës.
Finalja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid - Atletico Madrid, luhet këtë të shtunë me fillim prej orës 20:45 në Lisbonë të Portugalisë.