RIKTHIMI NË CHAMPIONS PËR SUPERYLLIN PORTUGEZ!

Cristiano mund të luajë në Champions League!
3 January, 2023 @12:01
Një lajm i jashtëzakonshëm ka ardhur nga mediat angleze sot, ndërsa the Sun ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo që ditë më parë u zyrtarizua si lojtar i ri i Al Nassrit në Arabinë Saudite, do të mund të luajë në Ligë të Kampionëve të Evropës.
Por, si?
Ai do të mund të luajë Ligën e Kampionëve si lojtar i Newcastle United në stinorin 2023/24. Kjo, pasi që portugezi në kontratën e tij me ekipin arab ka një pikë ku thotë: Cristiano Ronaldo do t’i mund t’i bashkohet Newcastle Unitedit si huazim, nëse ekipi në fjalë siguron Ligën e Kampionëve për stinorin e radhës.
E tërë kjo, pasi që the Sun pohon se pronari i ekipit të Al Nassr është i lidhur me pronarët e Newcastle United, që gjithashtu janë nga Arabia Saudite. Përndryshe, Newcastle United është në pozitën e tretë të Premier Ligës për momentin dhe po kalojnë formë tepër të mirë nën drejtimin e Eddie Howe.
Cristiano Ronaldo ‘has shock transfer clause in Al-Nassr contract allowing him to join Newcastle if they make top four’https://t.co/2UrxikFVjQ
— The Sun Football (@TheSunFootball) January 2, 2023