TRAJNERI HISTORIK

Cungu jep dorëheqje
3 October, 2013 @11:36
Trajneri 40 vjeçar shqiptar, Armando Cungu, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij e kryetrajnerit të Kukësit pas disfatës së fundit në Kategorinë Superiore nga Partizani i Tiranës.
Shkodrani Cungu ka hyrë në histori të klubeve shqiptare, si trajneri që ka shkuar më së largu me ekipin e tij në garat europiane. Kukësi pat shkruar historinë gjatë verës, kur ishte krejt pranë kualifikimit në Europa League, pasi që kaloi tre raund kualifikuese.
Mirëpo, lodhja verore si duket ndikoi negativisht te ekipi i kaltër verior, që nuk ia nisi mirë stinorit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë dhe dje tenxherja vloi për Cungun.
Kukësi aktualisht gjindet në pozitën e tetë të kampionatit me dy fitore, një barazim dhe tre humbje të regjistruara. Kukësi ka shtatë pikë, derisa lideri aktual Teuta ka 12 pikë të tubuara pas gjashtë xhirove të para në Kategorinë Superiore shqiptare.