GRUPI C

Parisienët liderë
2 October, 2013 @23:22
Paris St Germain ka vazhduar dominimin në Grupin C të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur lehtë nënkampionin portugez, Benficën, 3-0.
Ekipi i udhëhequr nga Laurent Blanc ka kryer punën për 30 minutat e para të ndeshjes. Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar dy herë, ndërsa golin tjetër e ka shënuar talenti brazilian i ardhur nga Roma, Marquinhos.
Kjo është fitorja e dytë e parisienëve me rezultat të thellë në grup, derisa portugezët kanë mbetur në kuotën e tre pikëve.
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Olympiacos, ka shënuar fitore të lehtë në dukje ndaj kampionit belg, Anderlecht.
Grekët kanë pasur sonte të disponuar sulmuesin Kostas Mitroglou, i cili ka shënuar hat-trick në Bruksel për t’ia dhënë fitoren e parë Olympiacosit në Grupin C.
Anderlecht pas dy xhirove të para, mbetet ekipi i vetëm pa pikë në këtë grup.
GRUPI C, Rezultatet
Paris St Germain-Benfica | 3-0 | ||
Anderlecht-Olympiacos | 0-3 |
GRUPI C, Tabela aktuale
1 | Paris St Germain | 6p | ||
2 | Olympiacos | 3p | ||
3 | Benfica | 3p | ||
4 | Anderlecht | 0p |