Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI

Tovërlani dënohet me 300€

BOROZANI/Erdis Driza

Tovërlani dënohet me 300€


2 October, 2013 @13:43

Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani është dënuar me 300€ në bazë të Rregullores Disciplinore të FFK-së, për shkak të deklaratave të pamatura, ofenduese dhe kërcënuese në media pas incidentit në ndeshjen Trepça-Prishtina. 

Tovërlani shpërndau mllefin e tij në një konferencë për shtyp pas ndeshjes me Trepçën, kur ai u lëndua nga një goditje me kanaçe nga tifozëria mitrovicase. 

Mirëpo, në ditën e ardhshme Tovërlani u bë i dyshuari kryesor për mashtrim të opinionit në bashkëpunim me mjekun e klubit, pasi që nuk pranoi të hiqte kapelën para gazetarëve për t’ia parë çarjen e kokës si dhe duke mos dorëzuar kurrëfarë raporti mjekësor lidhur me gjakosjen e tij. Drejtuesit e Trepçës thanë që Tovërlani me fizioterapeutin Alban Llumnica kanë manipuluar me jod, për të bërë të madhe rastin.  Por Tovërlani dëshmoi të kundërtën me raportin mjekësor të dërguar në FFK.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga