Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAVOLINA

Drita humb ndeshjen në tavolinë

BOROZANI/Arkiv

Drita humb ndeshjen në tavolinë


2 October, 2013 @12:40

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Hajvalisë, që i takonte xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë. 

Ndërsa dje Komisioni i Garave ka marrë vendim që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në të mirë të Hajvalisë. 

Me këto tre pikë Hajvalia ka dalë nga pozita e fundit të tabelës për të kërcyer dy vende më lartë.

Tifozët patën hyrë në fushë për t’i qeruar hesapet me lojtarët kundërshtarë! Referi kishte ndërprerë ndeshjen, derisa Hajvalia avanconte 0-1. Natën edhe kryesia e Dritës dha dorëheqje pas incidentit. 

Tabela aktuale pas rezultatit zyrtar në ndeshjen Drita-Hajvalia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga