GRUPI G

REUTERS
Atletico përmbys Porton
1 October, 2013 @23:10
Vetëm disa ditë pas fitores ndaj Real Madridit në La Liga, Atletico Madrid ka arritur të shënojë edhe një fitore të rëndësishme.
Djelmoshat e Diego Simeones kanë arritur të përmbysin epërsinë e portugezëve për të regjistruar edhe fitoren e dytë me radhë në Ligë të Kampionëve.
Jackson Martinez kishte dërguar në epërsi Porton heret, në minutën e 16-të, derisa Atleticoja është rikthyer në pjesë të dytë me golat nga Diego Godin dhe Arda Turan.
Me këtë fitore, Atletico Madrid, ka vërtetuar formën e saj të lartë dhe palodhshmërinë në lojë, përkundër luftës së madhe ndaj Real Madridit në fundjavën e kaluar.
Kurse Porto, ka shënuar humbjen e parë në Ligë të Kampionëve, pas stinorit të kaluar ku nuk kanë humbur asnjë pikë në grup.
GRUPI G, Rezultatet
Zenit-Austria | 0-0 | ||
Porto-Atletico | 1-2 |
GRUPI G, Tabela aktuale
1 | Atletico Madrid | 6p | ||
2 | Porto | 3p | ||
3 | Austria | 1p | ||
4 | Zenit | 1p |