GRUPI H

REUTERS
Fabregas nxjerr fitues Barçën
1 October, 2013 @22:50
Kampionja e Spanjës, Barcelona, e cila stinorin e kaluar ishte mposhtur nga Celticu në Skoci, kësaj radhe ka arritur t’i mposht skocezët zemërmëdhenjë.
Ka qenë një gol i shënuar nga Cesc Fabregas me kokë, pas asistimit të zëvendësuesit Alexis Sanchez, që ka bërë dallimin në ndeshje. Mirëpo, ky gol i Barcelonës ka ardhë vetëm pasi që Celtic ka mbetur me dhjetë veta pas përjashtimit të Scott Broën, pas një fauli ndaj Neymarit.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Barcelonës në Grupin H, pas asaj ndaj Ajaxit në xhiron e parë.
Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në Amsterdam Arena, Ajax dhe Milan kanë barazuar 1-1 me golat e shënuar në çastet e fundit të lojës.
Ajax ka marrë pikën e parë në grupin e vdekjes, apo të ish kampionëve, derisa Milan të katërtën.
GRUPI H, Rezultatet
Celtic-Barcelona | 0-1 | ||
Ajax-Milan | 1-1 |
GRUPI H, Tabela aktuale
1 | Barcelona | 6p | ||
2 | Milan | 4p | ||
3 | Ajax | 1p | ||
4 | Celtic | 0p |