AKTI

AFP/Eurosport
Torres mungon në tetor!
30 September, 2013 @15:15
Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Fernando Torres, do të mungojë me siguri në ndeshjen e radhës për Chelsean.
Mirëpo, ai mund të suspendohet edhe për tre ndeshje tjera për shkak të sjelljes së pahijshme në ndeshje ndaj Tottenhamit në fundjavë, kur gërvishti në fytyrë mbrojtësin belg të Tottenhamit, Jan Verthongen.
Nëse Federata e dënon Torresin me tre ndeshje shtesë, pasi që të parën do ta vuaj për shkak të kartonit të kuq, atëherë rekord transferi i Anglisë nuk do të mund të paraqitet në ndeshjet ndaj Norwich City, Cardiff City dhe Manchester Cityt në kuadër të Premier League, derisa do të mungojë gjithashtu në ndeshje të Arsenalit në kuadër të League Cup.