TURQI
REUTERS
Mancini në Galatasaray
30 September, 2013 @8:58
Vetëm disa ditë pas shkarkimit të Fatih Terimit nga posti i trajnerit, kampioni i Turqisë, Galatasaray, ka arritur marrëveshje me trajnerin italian Roberto Mancini.
Mancini mbrëmë udhëtoi për në Stamboll për bisedimet finale, derisa llogaria e Galatasarayit në Twitter zbuloi informatën, përkundër se zyrtarisht klubi nuk e bëri të ditur ende.
Sipas televizionit të klubit, Mancini do të pagohet 5.5 milionë euro për stinor, derisa ajo mund të rritet deri në 6 milionë për vjet. Kontrata e tij është 2+1 vjeçare. Ndërsa ndeshja e parë e tij pritet të jetë kundër kampionit italian, Juventus, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ish futbollisti i Sampdorias e Lazios, ka arritur të fitojë të gjitha kupat e mundshme në Angli me Manchester Cityn, ndërsa në Itali me Interin.