FERIZAJ
BOROZANI/Erdis Driza
Fazliu me hat-trick
29 September, 2013 @18:18
Fazliu është rikthyer me hat-trick golave në Superligë. Ai ka shënuar tre gola sot në fitoren e thellë të ekipit të tij, Ferizaji, ndaj Besës së Pejës, 5-1.
Ferizaji gjatë gjithë takimit ka qenë më i mirë se Besa, ndërsa epërsia e hershme e arritur nga nxënësit e Bylbyl Sokolit, nuk i ka dhënë as shpresa pejanëve për më shumë.
Egzon Shabani ka asistuar për Shkëmbim Salihun në minutën e dytë, që i dha epërsinë ferizajasve, ndërsa pas tetë minutave Qëndrim Dautaj ngrit epërsinë në 2-0, për të pasuar më vonë për Astrit Fazliun 3-0.
Pjesa e dytë e takimit nisi vazhdoi me Fazliun që shënoi edhe dy herë në portën e Valmir Bytyqit, derisa Jusuf Shabotic shënoi golin e nderit për Besën.