Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MERDARË

Hysi mbetet lider

BOROZANI/Arkiv

Hysi mbetet lider


29 September, 2013 @18:02

Skuadra lidere e Superligës së Kosovës në futboll, Hysi, ka mbetur lider në kampionat përkundër barazimit me Trepçën sot në Merdarë. 

Ndeshja ka përfunduar pa gola, derisa Trepça ka dështuar nga rasti më i mirë në ndeshje, kur kapiteni Emin Baliqi nuk ka arritur të shënojë penalltinë në fillim të ndeshjes (minuta e gjashtë), të cilën e mbrojti portieri llapjan Blakçori. 

Në pjesën e dytë Hysi ka qenë më kërkues, por futbollistët e Fadil Ademit nuk kanë arritur assesi të gjejnë rrugën për në portën e Enes Manxhollit me përvojë. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga