SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina njofton me humbje Vushtrrinë
29 September, 2013 @17:56
Skuadra e Afrim Tovërlanit, Prishtina, i është kthyer fitores pas humbjes në xhiron e kaluar në Mitrovicë.
Prishtina ia ka shkaktuar humbjen e parë në kampionat vushtrriasve të udhëhequr nga Ismet Munishi, me golin e vetëm të shënuar nga Berat Hyseni, të shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë të takimit.
Në fakt fillimi i ndeshjes i ka takuar vushtrriasve, të cilët kanë qëlluar shtyllën nëpërmjet Leart Eminit, e pak më vonë edhe një rast ideal të Milot Rashicës e mbron portieri Kushtrim Mushica.
Në pjesën e dytë Prishtina me mbrojtje të ngjeshur nuk i dha shumë raste Llamkosit, që u njoftua me humbjen e parë në Superligë të Kosovës.