DRITA

BOROZANI/Arkiv
Ndërprehet ndeshja në Gjilan
29 September, 2013 @18:11
Luhej afërsisht minuta e 70-të e ndeshjes në Gjilan, kur për një moment tifozët gjilanas pashpjegueshëm futen në fushë të lojës me ç‘rast gjyqtari kryesor i takimit e ndërpren atë.
Deri në atë moment, Hajvalia mysafire ishte në epërsi, të cilën e kishte marrë heret me golin e shënuar nga Lulëzim Doshlaku që në minutën e shtatë të ndeshjes.
Gjilanasit nuk arritën të rikthehen assesi, deri në momentin e ndërprerjes, pas së cilës nuk kemi marrë më informata nga stadiumi.