Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça ‘89 mposht Fushë Kosovën

BOROZANI/Erdis Driza

Trepça ‘89 mposht Fushë Kosovën


29 September, 2013 @18:29

Trepça ‘89 ka arritur në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit pas fitores së sotme ndaj Fushë Kosovës, 2-1. 

Ekipi i Arsim Abazit ka udhëhequr shpejtë kur pas një gjuajte të lirë nga Labinot Jetullahu, që ka qenë njëri ndër më të dalluarit në ndeshjen e sotme, më së miri gjindet Blerim Berisha që shënon në portën e ‘pampurëve’. 

Mirëpo, nuk vonon shumë, djelomshat e Zylkifli Obërtnicës barazojnë. Qëndrim Kida shënon në portën e mitrovicasve. 

Nënkampionja e Kosovës rikthehet furishëm në lojë dhe rastet e shumta nga Kastriot Rexha e Labinot Jetullahu nuk gjejnë portën e Flamur Nezirit në formë sot, derisa pak para përfundimit të pjesës së parë, Rexha shënon gol për epërsinë 2-1, që ka dalë të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga