COLOSSEO

REUTERS
Roma shkelë kundërshtarët
29 September, 2013 @22:37
Roma me Rudi Garcian në krye të saj po vazhdon të shkruajë historinë e klubit. Ata kanë arritur sonte të regjistrojnë fitoren e gjashtë me radhë të tyre (me fitoren e pestë me radhë në fillim të stinorit, patën thyer rekordin e klubit) dhe atë në një mënyrë tejet impresive.
Për më shumë, ata deri më sot nuk dalloheshin në pjesë të parë të ndeshjes, derisa sonte tërë punën e përfunduan brenda 45 minutave të para të ndeshjes. Francesco Totti u dallua me asistime, derisa sulmuesi i ardhur nga Arsenali, Yao Gervinho, ka shënuar gola të bukur, për të demoluar tërësisht Bolognën që ende nuk ka shijuar fitoren në këtë stinor të Serie A.
E nga Bologna pritej shumë pas paraqitjes së mirë ndaj Milanit në mesjavë, por si duket ekipi nga Adriatiku nuk ishte në ditën e tij sonte. Tashmë romakët vazhdojnë të kryesojnë të vetmuar Serie A-në.