LIVERPOOL

REUTERS
Suarez kthehet me dy gola
29 September, 2013 @19:27
Uruguajani Luis Suarez ka treguar se sa i rëndësishëm është për ekipin e tij. Me t’u rikthyer në Premier League, pas dhjetë ndeshjeve suspendim, ai ka shënuar dy herë për ekipin e tij në fitoren e sotme si mysafir të Sunderlandit, 1-3.
Sulmuesi tjetër, gjithashtu në formë i Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka qenë futbollisti i ndeshjes në fitoren e të kuqve. Ai ka shënuar një gol, ndërsa ka asistuar në dy të tjerat të shënuara nga Suarezi.
Sunderlandi, që për momentin po udhëhiqet na Kevin Ball, pas shkarkimit të Paolo Di Canios, luajti mirë, por golat e Suarezit i shkëputën ata nga ndeshja. Sebastian Larsson qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë, derisa Emanuele Giaccherini shënoi gol pasi portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet, nuk arriti ta ndalë shutin e Ki Sung-Yeungut.
Me këtë fitore Liverpool kërcen në vendin e dytë të tabelës me pikë të njejta sikurse edhe Tottenham. Kurse Sunderland vazhdon të mbetet pa fitore dhe gjindet në pozitën e fundit të tabelës së klasifikimit.