TALENTI

City dhe United, në luftë për Januzajn
30 September, 2013 @12:10
Adnan Januzaj 18 vjeçar është parë nga e gjithë bota tashmë pas ndeshjeve të tija me Manchester Unitedin. Derisa ai ka dëshmuar talentin e tij dhe Manchester United bën gati kontratën e tij, Manchester city veçse ka bërë hapat e para për marrjen e talentit të rivalit të qytetit.
Sipas Daily Mirror, City është i gatshëm që të blejë Januzajn që në afatin kalimtar të janarit. Ndërsa trajneri spanjoll i tyre, Manuel Pellegrini ka thënë që t’ia trefishojnë rrogën aktuale, vetëm e vetëm që kosovari të pranojë ofertën e të kaltërve nga qyteti i Manchesterit.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, Manchester City pritet që t’i jep rrogë prej 45 mijë funta në javë talentit me prejardhje nga Istogu, që ka nënshtetësinë belge si dhe kontratë pesëvjeçare.