REAL

Bale s’luan ndaj Kobenhavn
2 October, 2013 @0:02
Krahu uellsian, Gareth Bale, që theu rekordin botëror të transferimeve me kalimin e tij në Real Madrid, nuk do të jetë pjesë e madrilenëve në ndeshjen e sotme ndaj Kobenhavnit në Ligë të Kampionëve.
Skuadra madrielene ka njoftuar në faqen zyrtare të saj se Bale vuan nga një lëndim i lehtë i muskulit dhe nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për ndeshjen e nesërme.