GRUPI A

Man Utd ndalet në Ukrainë
2 October, 2013 @23:10
Skuadra e David Moyesit, Manchester United, nuk ka arritur të ruajë epërsinë prej një goli të arritur në pjesën e parë deri në fund të takimit.
Ukrainasit kanë arritur të barazojnë në pjesë të dytë për t’ia mohuar fitoren e dytë Manchesterit në grup.
Ishte sulmuesi anglez, Danny ëelbeck, i cili çoi Manchesterin në epërsi në fillim të takimit, kur shënoi në minutën e 18-të të ndeshjes, por Shakhtar arriti të barazojë pas insistimit të madh në pjesën e dytë, nëpërmjet brazilianit Taison në minutën e 76-të.
Për Manchester Unitedin gjatë tërë ndeshjes luajti edhe sulmuesi Robin Van Persie.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Bayer Leverkusen ka arritur fitore të madhe ndaj Real Sociedadit, duke shënuar golin e fitores pak para se gjyqtari i ndeshjes të fishkëllojë për herë të fundit bilbilin.
Jens Hegeler ia solli fitoren aspirinëve, derisa më parë Simon Rolfes kishte shënuar për epërsi e Carlos Vela, shënoi pasi që topin e dëbuar nga penalltia e shtyu në rrjetë.
Kjo ka qenë fitorja e parë në Grupin A për Bayer Leverkuen, derisa spanjollët kanë mbetur edhe pas dy ndeshjeve pa asnjë pikë.
GRUPI A, Rezultatet
Shakhtar-Manchester United | 1-1 | ||
Bayer Leverkusen - Real Sociedad | 2-1 |
GRUPI A, Tabela aktuale
1 | Manchester United | 4p | ||
2 | Shakhtar Donetsk | 4p | ||
3 | Bayer Leverkusen | 3p | ||
4 | Real Sociedad | 0p |