Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Daja: Kontrolli i topit dhe përvoja vendosën, përkundër mungesave!

Daja: Kontrolli i topit dhe përvoja vendosën, përkundër mungesave!


16 September, 2022 @9:03

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes Slavia-Ballkani ka qenë i zhgënjyer me rezultatin pas paraqitjes tepër të mirë të lojtarëve të tij në fushë.

Mirëpo, në fund, është dashur të pranohet rezultati, kurse tekniku tiranas ka thëën se arma kryesore e ekipit nuk funksionoi, prandaj pranoheshin golat shpejt, menjëherë pasi që shënonin!

Ballkani XI

“Fillimisht them se golat do të shmangeshin nëse do ta mbanim topin në kontroll, sepse rivali pati edhe raste tjera. Arma jonë më e fortë nuk funksionoi, prandaj shënuam autogol dhe pësuam gola menjëherë pas avantazhit që mirrnim,” ka thënë Daja, për të vazhduar.

“Duhet bërë analizë të drejtë. Një skuadër e tillë me buxhet disa herë më të mirë në krahasim me ne, ka cilësi shumë të madhe, por përgëzoj djemtë që kanë shënuar me këtë kontigjent lojtarësh në dispozicion dhe luftën e bërë. Nëse do t’i kishim të gjithë lojtarët në dispozicion, do të bënim edhe më mirë, pavarësisht se vështirësia në ndeshje do të ishte e njëjtë. Të mos harrojmë, ata kanë lojtarë me përvojë nga Liga e Kampionëve,” ka thënë ndër të tjera Daja, duke lëvduar edhe publikun e tyre në fund, që tha se i ka dhënë motiv shtesë ekipit, pasi që përgjatë gjithë ndeshjes nuk janë ndalë për asnjë minutë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League