Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Dallim i madh në cilësi, Anglia U21 deklason Kosovën U21

Dallim i madh në cilësi, Anglia U21 deklason Kosovën U21


10 June, 2022 @21:56

Në ndeshjen e luajtur sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 u mposht me rezultat 0-5 nga Anglia U21.

Duke qenë favoritë absolut, djelmoshat e Anglisë U21 nuk e patën vështirë ta fitonin këtë takim.

Ata shënuan dy herë në pjesën e parë (Lewis-Potter 2’, Gordon 13’) dhe më pas tri herë në të dytën (Archer 52’ 72’, Krasniqi AG 85’) për përfundimtaren 0-5.

Një ndeshje para përfundimit të grupit kualifikues drejt Kampionatit Evropian, Kosova ndodhet në vendin e katërt me 11 pikë. Vendin e parë të grupit të Kosovës dhe kualifikimin në Evropian e ka siguruar Anglia U21, kurse e dyta do të përfundojë Çekia U21.

Ndeshjen e ardhshme dhe njëkohësisht të fundit në këtë grup Kosova U21 e luan si mysafire e Shqipërisë U21 më 13 qershor.https://fmovies.to/series/we-own-this-city-179vx/1-1



GRUPI G

1 ANGLIA U21 9 NDESHJE 25 PIKË
2 ÇEKIA U21 9 NDESHJE 19 PIKË
3 SLLOVENIA U21 9 NDESHJE 13 PIKË
4 KOSOVA U21 9 NDESHJE 11 PIKË
5 SHQIPËRIA U21 9 NDESHJE 9 PIKË
6 ANDORRA U21 9 NDESHJE 0 PIKË

 
Të gjitha lajmet nga