Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED 2-1 VILLARREAL

Dallimi quhet Cristiano Ronaldo, United në sekondën e fundit fiton

Dallimi quhet Cristiano Ronaldo, United në sekondën e fundit fiton


29 September, 2021 @23:00

Manchester United ka fituar përballjen ndaj Villarrealit, që në pjesë të parë u shpëtua plotësisht nga David de Gea.

Sulmet e parreshtura të spanjollëve u ndalën nga spanjolli në portë i Unitedit, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ata edhe avancuan.

Derisa Alex Telles me një super gol solli barazimin 30 minuta para fundit të ndeshjes, ka qenë superylli portugez Cristiano Ronaldo që në minutën e fundit shtesë të ndeshjes i ka sjellë fitoren djajve të kuq, 2-1 [Telles 60, Cristiano 90+5 - Paco 53] për të kapur pas golit në përqafim secilin bashkëlojtar veç e veç.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Unitedit në Grupin F, ndërsa Atalanta mbetet lidere me 4 pikë. Derisa Young Boys ka 3 pikë në vend të tretë, Villarreali bie në pozitën e fundit me një pikë të vetme. 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League