Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PERCAKTOHET REFERI

Daniele Orsato refer i ndeshjes Chelsea - Real Madrid

Foto:Google

Daniele Orsato refer i ndeshjes Chelsea - Real Madrid


5 May, 2021 @14:46

Daniele Orsato, do të jetë gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen e dytë të gjysmëfinales mes Chelsea dhe Real Madrid. Vitin e kaluar, ai arritt të referojë finalen e Ligës së Kampionëve midis Bayern Munchen dhe Paris Saint Germain.

Ai e ka referuar Real Madridin në tre raste: i pari, kundër Malmö, në sezonin 2015-16, deshje të cilën e fituan madrilenët me rezultat të thellë 8-0. E dyta ishte një tjetër fitore 0:1 kundër Galatasaray në sezonin 19-20. E treta ishte disfata në sezonin 19-20, kundër Manchester City (1-2).

Ai e ka drejtuar Chelsea katër herë, me dy fitore (0-1 kundër Sparta Pragës në Europa League 2012-13 dhe 2-0 kundër Atlético Madrid në raundin e 16 të këtij sezoni), një barazim (1-1 kundër Maribor, në sezonin 14-15) dhe një humbje (1-2 nga Basel, në sezonin 2012-13).

Ndeshja në mes Chelsea dhe Real Madrid zhvillohet sot, në orën 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga