EURO2020

Danimarkë - Finlandë, ndërpritet ndeshja
12 June, 2021 @19:01
Pas incidentit në fundin e pjesës së parë, ku Christian Eriksen i Danimarkës ra në tokë pa ndjenja, UEFA ka vendosur që ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës të ndërpritet.
Pasi u kuptua që gjendja e lojtarit në fjalë ishte serioze, UEFA menjëherë vendosi që ndeshja të ndërpritet dhe të mos vazhdojë më.
Ende nuk ka ndonjë lajm sa i përket gjendjes së Eriksen, ndërkohë që edhe për fatin e ndeshjes do të vendoset më vonë.