Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS DRAW

Data e shortit për fazën eliminatore të Champions dhe të kualifikuarit

Data e shortit për fazën eliminatore të Champions dhe të kualifikuarit


10 December, 2020 @0:04

Tashmë të gjitha skuadrat e kualifikuar për në fazën pranverore të Champions League dihen, si dhe janë ndarë ekipet që janë të parat dhe të dytat, ku mund të orientohen në kundërshtarët potencialë të tyre.

Shorti për fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve do të hidhet më 14 dhjetor 2020, ndërsa skuadrat ndahen në dy vazo, ku liderët e grupeve janë në njërën dhe të dytët në tjetrën.

FITUESIT E GRUPEVE:

A: Bayern (GjER),
B: Real Madrid (SPA),
C: Manchester City (ANG),
D: Liverpool (ANG),
E: Chelsea (ANG),
F: Borussia Dortmund (GjER),
G: Juventus (ITA),
H: Paris St Germain (FRA).

VENDET E DYTA:

A: Atletico Madrid (SPA),
B: Borussia Monchengladbach (GjER),
C: Porto (POR),
D: Atalanta (ITA),
E: Sevilla (SPA),
F: Lazio (ITA),
G: Barcelona (SPA),
H: Leipzig (Gjer).

Rregullat e shortit janë: Nuk mund të ndeshen skuadrat nga shtetet e njëjta; nuk mund të ndeshen skuadrat e para dhe të dyta nga i njëjti grup; skudrat e vendeve të dyta ndeshjen e parë do ta zhvillojnë si vendas, ndërsa të dytën si mysafir.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League