Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8: HOLANDA 0-2 REPUBLIKA ÇEKE

De Ligt “tradhton” Holandën, Çekia në çerekfinale

Foto: UEFA

De Ligt “tradhton” Holandën, Çekia në çerekfinale


27 June, 2021 @19:55

Sikur në evropianin e vitit 2004, edhe në këtë kampionat evropian përfaqësuesja e Çekisë doli të jetë problematike për Holandën.

Në EURO2004, Çekia e kishte mposhtur me përmbysje 2-3 Holandën në fazën e grupeve, kurse sonte çekët i mposhtën tulipanët me rezultat 0-2, për t’i eliminuar kështu nga 1/8 e finales.

Pas pjesës së parë që u mbyll 0-0, fitorja e çekëve sot erdhi në pjesën e dytë

EURO2020 - SKEMA

Moment vendimtar në këtë ndeshje ishte përjashtimi i holandezit Matthijs De Ligt në minutën e 55’ të ndeshjes, vendim të cilin gjyqtari kryesor e mori me ndihmën e VAR-it.

Deri në atë moment, Holanda ishte më dominuese, e që nga përjashtimi i De Ligt, loja kaloi në dorën e çekëve, të cilët shënuan dy herë përmes Holes (68’) dhe Schick (80’), për ta eliminuar kështu Holandën dhe për ta siguruar çerekfinalen.

Me golin e shënuar sot, sulmuesi çek Schick u ngjit në kuotën e 4 golave, për të qenë kështu vetëm 1 gol larg Cristiano Ronaldos, i cili prin në listën e top-golashënuesve me 5 gola.

Në çerekfinale Republika Çeke do të ndeshet me Danimarkën, e cila mbrëmë e eliminoi Uellsin.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani