ELSEID HYSAJ

Debutim i kënaqshëm për Hysajn
3 August, 2015 @11:32
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili vetëm dy ditë më parë zyrtarizoi transferimin e tij nga Empoli te Napoli, ka bërë debutimin e tij në ndeshjen miqësore kundër ekipit françez Nice.
Megjithëse ekipi i Hysajt u mposht me rezultat 3-2 dhe luajti më shumë se 20 minuta me një lojtar më pak, mbrojtësi kuqezi u vlerësua pozitivisht për paraqitjen e treguar.
Hysaj u inkuadrua në lojë në minutën 46’ duke e zëvendësuar Ghoulamin.