Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEYMAR

Definitivisht, mungon në Copa

Definitivisht, mungon në Copa


6 June, 2019 @11:01

Sulmuesi brazilian, Neymar, definitivisht do të mungojë në Copa America 2019 për shkak të lëndimit të ligamentit të këmbës në përballjen miqësore të Brazilit ndaj Katarit.

Federata braziliane ka zyrtarizuar njoftimin, kurse 27 vjeçari që pritej të bëhej yll i turneut latinoamerikan nuk do të jetë pjesë e saj.

Copa America që këtë vit do të ketë 12 ekipe pjesëmarrëse do të nis të premten më 14 qershor 2019.

Brazili, si vendas në Copa America, po tenton të rikthejë trofeun në vend për herë të parë që prej vitit 2007.


 
Të gjitha lajmet nga International