EURO 2020
Deklarata e Challandes pas shortit
2 December, 2018 @14:11
Pas shortit të sotëm, Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës, e dha mendimin e tij për faqen zyrtare të FFK-së.
“Natyrisht, jo një grup i lehtë. Ne jemi Kosova dhe ne nuk duhet të mendojmë që ky është një grup i lehtë, mirëpo nuk është i pamundshëm për t’u kaluar.
Anglia është një skuadër shumë e fortë, natyrisht, por ndaj kundërshtarëve të tjerë të grupit, gjithçka është e mundur. Unë kam besim te skuadra ime dhe mendoj që ky grup eliminator do të jetë një test mjaft i mirë përgatitor për gjysmëfinalen e Play Off-it të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë.
Dihet që kjo është mundësia e parë për kualifikim, pra grupet kualifikuese luhen para Play Off-it të Ligës së Kombeve dhe ne do të luftojmë për ta kaluar grupin, por nëse nuk e kalojmë grupin, e kemi edhe një mundësi tjetër përmes Play Off-it.” - u shpreh Challandes pas shortit të sotëm.
Siç u njoftua edhe më parë, ndeshjet eliminatore drejt EURO2020 zhvillohen në periudhën mars-nëntor 2019.